Comments

Saturday, January 5, 2013

Ermal Merdani rikthehet me Francesken

Posted by at 3:47 PM Read our previous post

Ermal Merdani, djali simpatik i njohur me pare si model, tashme eshte pjese e shout te Edi Manushit ne emisionin “Tjetri” ne Top-Channel. Jeta e tij ka ndryshuar shume pas “Big Brother”, ku popullariteti i tij arriti majat sidomos pas historise se dashurise me Francesken. Nje histori qe perfundoi kete vere, por qe duket se i mban ende lidhur te dy protagonistet e saj. Franceska u shperngul ne Tirane, edhe pse ndryshe nga sa kishte planifikuar nuk jeton me Ermalin por me motren e saj. Ndersa Ermali me kembengulje investon ne endrren e tij ne televizion. Edhe pse eshte perfolur shpesh per lidhje te reja dhe flirte ai pohon se eshte single. Gjithashtu, tregon se me Francesken jane me afer sesa mund te mendohet dhe nuk e mohon rikthimin te historia mes tyre. Ermal, je bere pjese e shout “Tjetri” ne Top-Channel. Si ka qene per ty kjo eksperience? Kjo eksperience qe po kaloj ne kete shou eshte mjaft pozitive dhe me ndihmon me shume ne ambicien time qe kam per ekranin. eshte nje mundesi e mire qe te jepet, ku meson sesi te sillesh me kamerat, me spektatorin qe ke ne studio, gjithashtu dhe me konkurrentin, eshte nje emision shume i mire qe te cliron nga cdo lloj emocioni, sepse kamera eshte si nje gryke topi (qesh). Jam mjaft mire ne kete emision dhe me pelqen roli qe bej. Nga ana profesionale dhe pasioni yt per televizionin, cfare te ka ofruar ose me mire cfare ke marre duke punuar me stafin e ketij shou? Kur ma propozuan kete rol e prita me pozitivitet dhe mendova qe eshte nje gje shume e mire per mua si person, sepse per deshiren qe kam per ekranin ky rol ishte mjaft i mire ne nje format te tille. Deshira ime eshte ekrani dhe dua te jem ne ekranet shqiptare. Shpresoj qe ky emision te zgjase sa me shume, sepse eshte argetues, ka humor, batuta dhe personazhe. Ndihem mire dhe eksperienca qe po marre te “Tjetri” eshte mjaft e vlefshme per mua. Jam i lumtur dhe me pelqen stafi qe punoj. Jane te mrekullueshem. Nese do te besh nje karriere ne televizion, a do te heqesh dore nga modeling? Modelingun e kam pasur pasion dhe hobi me shume dhe do ishte normale qe do hiqja dore prej tij per te qene pjese e televizionit. Megjithese edhe ne modeling do isha i pranishem si komentues, pse jo ( qesh). Gjithsesi modelingu eshte nje fushe mjaft e bukur qe lidhet me median gjithashtu. Jane te nderthurura bashke, por per ekranin do hiqja dore nga modelingu. Ermal, ke thene se ne jeten tende private gjerat kane ndryshuar. Po. Gjerat ndryshojne te cdo person. Ashtu edhe tek une, sepse koha ku po jetojme ecen mjaft shpejt dhe pa e kuptuar. Gjerat kane ndryshuar per mire dhe nje nga gjerat qe une deshiroj eshte te jem pjese e ekranit ne Shqiperi. Kjo gje po ndodh dhe tashme jam pjese e “Top-channel”, qe eshte nje privilegj te jesh pjese e tij. Eshte e vertete qe keto kohe po jeton nje histori te re dashurie? Jeta sentimentale po ecen mire. Singel si gjithmone (qesh). Kur te jem ne nje lidhje te re, do jua them. Tani jam ne kerkim te dashurise, qe eshte zhdukur dhe s’po e gjej dot (qesh). Ti thua qe je vetem, por njerezit te kane pare ne krah te nje vajze qe ne fakt i ngjan Franceskes… (Qesh). Po, i ngjan sipas gazetave, por sipas meje jo. Franci eshte ndryshe dhe ajo ka qene ndryshe. E vetmja gje e perbashket kane qene floket bionde. Vajzat jane ndryshe si ne tip dhe ne karakter. Gjithsesi, me asnjeren nuk kam lidhje (qesh). Marredheniet e tua me Francin si jane keto kohe? Me Francesken jemi miq. Jemi takuar, kemi pire kafe… Tani jemi shoke dhe s’kemi asnje konflikt me njeri-tjetrin. Franci ka thene se shpesh e keshillon per vendimet qe ajo merr. Do te thote kjo se ende e ke perzemer? Po. eshte e vertete. Me Francin kam folur edhe pas ndarjes dhe e kam keshilluar, sepse gjerat ketu ndryshojne shpejt dhe Franci vjen nga nje qytet tjeter ku eshte ndryshe nga Tirana. Keshillat e mia kane qene qe ajo te kujdeset per veten dhe ajo e di mire kete gje. E keshilloj ende, sepse kemi kaluar nje kohe te bukur bashke dhe nuk ka pse mos te jepen keshilla te anasjella me njeri-tjetrin. Vec kesaj, e kam perzemer. A mund te ndodhe qe nje dite te riktheheni te njeri-tjetri? ( Qesh). Nuk dua te them jo, apo kur, sepse asnjehere nuk i dihet. Gjithcka mund te ndodhe… Je penduar ne ndonje cast qe u ndate dhe nuk perballuat presionin e popullaritetit, te themi? Njeriu pendohet shpesh, sepse eshte qenie humane. Por une nuk e kam pasur presionin e publikut. Madje e vleresoj shume, sepse na ka mbeshtetur dhe na ka vleresuar per ate qe ne jemi. Edhe tani, pasi nuk jemi me bashke, na perkrahin duke na cuar sms ne Facebook si mua dhe Franceskes. Si te ka ndryshuar jeta pas “Big Brother”? Jeta pas bigut ka ndryshuar shume. Normalisht je me popullor, por ne karakterin dhe ne personalitetin apo sjelljen time nuk ka ndryshuar asgje. Ndryshon jeta ne marredhenie me njerezit, kurse ne shoqeri apo pune jo dhe shume. Mendon se te rinjte qe futen ne kete shou kane nje mundesi me shume? Po. eshte mjaft mbeshtetese per te rinjte, kur nuk kane mundesira qe aftesine e tyre ta tregojne apo ta demonstrojne, sepse ketu te ne jane mundesite te pakta. “Big Brother” eshte nje reklame e mire per cdo individ, duke u ekspozuar ashtu sic ai do. Nje djale simpatik si ti, me shume je nen shenjester te femrave apo je ti gjuetari? (Qesh). Jam nje shigjetar nen shenjestren e femrave. Keto jane gjera normale, si ne shenjester, ashtu dhe ne rolin e gjuetarit. Jemi ne nje terren shume te madh, ku ka per te marre dhe per te shenjestruar. Po varet nga koha, sepse nje gjuetar duhet te dale atehere kur gjahu eshte nen shenjester (qesh). Femra ideale ekziston ne mendjen tende? Po. Idealizimi vetem ne mendje ekziston, sepse ne realitet eshte pak si e pa mundur qe te jete. Ka shume gjera qe te prishin mendjen dhe dite pas dite meson dhe kerkon ate qe nuk ekziston per ty (qesh). Burimi: Jonida Hitoveizi (mapo.al)

No comments:

Post a Comment

© Big Brother Albania is powered by Blogger - Template designed by Stramaxon - Best SEO Template