Comments

Saturday, January 5, 2013

BBA 6, me shume se nje fitues

Posted by at 4:35 PM Read our previous post


Audicionet e edicionit të gjashtë të Big Brother Albania janë hapur këtë fillim dhjetori për gjithë të interesuarit për të qenë pjesë e këtij shou gjigant. Si çdo vit, edhe këtë herë pritet që spektakli të vijë ndryshe dhe me risi si në studio, po ashtu edhe tek shtëpia ku do të qëndrojnë banorët. Madje në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se sivjet do të ketë më shumë se një fitues, ndërsa sërish ajo që do ta prezantojë këtë spektakël për të gjashtën herë radhazi do të jetë Arbana Osmani. Ky është dhe njoftimi zyrtar i bërë nga stafi i këtij produksioni në faqen zyrtare: “Së shpejti fillojnë audicionet për Big Brother Albania 6! Këtë vit gjithçka do të jetë ndryshe në shtëpinë më të famshme: skenografia, shtëpia, banorët; vetëm Arbana nuk ndryshon! Këtë vit nuk do ketë vetëm një fitues; disave mund t’iu duhet të bëjnë disa kompromise për të qenë pjesë e lojës”.

No comments:

Post a Comment

© Big Brother Albania is powered by Blogger - Template designed by Stramaxon - Best SEO Template